16:23 / E Hënë, 11 Mars 2019 / indeksADMonline

Ja kur do ta publikoj Kosova listën

Zakonisht ekipi kombëtar i Kosovës është i fundit në Evropë sa i përket publikimit të listës së futbollistëve të ftuar për ndeshje.

Sipas burimeve të Indeksonline, trajneri Bernard Challandes do ta publikoj listën të premten për ndeshjet kundër Danimarkës dhe kundër Bullgarisë.

Ndërkohë, dy kombëtaret kundërshtare tashmë e kanë publikuar listën zyrtare.

Kosova do të luaj miqësoren me Danimarkën me 21 mars ndërsa me Bullgarinë me 25 mars.

Ndërsa grumbullimi do të bëhet të hënën e ardhshme. /Indeksonline/