10:00 / E Hënë, 20 Maj 2024 / L K

Ja kur pritet të publikojë Sylvinho listën e të ftuarve për “Euro-n 2024”

Afro 40 futbollistë janë sy e veshë për të mësuar listën finale që Sylvinho do të publikojë për në “Euro -n 2024”.

Trajneri i Kombëtares dhe stafi i tij e kanë të kristalizuar prej kohësh listën me lojtarët që do të ftojnë për në Gjermani, por sigurisht po marrin më shumë kohë për të parë edhe gjendjen e disa lojtarëve të caktuar në këtë fund sezoni.

Sipas të gjithë gjasave, Sylvinho do të publikojë listën paraprake më 27 maj, përpara se Shqipëria të nis fazën përgatitore në Austri.

Ndërkohë, lista zyrtare, deri në 26 lojtarë, do të dorëzohet më 7 qershor.
Sylvinho kërkon të shoh edhe një herë nga afër të besuarit e tij gjatë fazës përgatitore dhe pas dy miqësoreve të fundit, kundër Lihtenshejnit dhe Azerbajxhanit.