14:43 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja sa do t’i kushtojnë Komunës së Prishtinës semaforët e rinj

Në tri lokacioneve të ndryshme do të vendosen semaforë në Prishtinë.

Kështu u bë e ditur të martën, nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan Indeksonline.

E vendosja e këtyre semaforëve, buxhetit të komunës do t’i kushtojë 149.576 euro.

Operatori ekonomik që ka fituar këtë tender është “Eko invest” & “Drini Company”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e kryeqytetit për Indeksonline, Miranda Mullafazliu.

Kryqëzimi i rrugës “Ahmet Krasniqi”, sipas kontratës së nënshkruar do t’i kushtojë komunës 43.341 euro.

Ndërsa për kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” , “Xheladin Rekaliu” rreth 52.025 euro do të shpenzohen, shkruan Indeksonline.

Dhe kryqëzimi i rrugëve “Muharrem Fejza” dhe “Ernest Koliqi” do t’i kushtojë hiç më pak se 54.210 euro.

Kreu i Prishtinës tha se vendosja e semaforëve në këtë pjesë të kryeqytetit do të bëhet për shkak të qarkullimit të shtuar në drejtim të rrugës “Holger Pedersen”, makinat nuk i japin përparësi rrugës kryesore dhe shkakton tollovi në komunikacion./Indeksonline/