11:10 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / OSH

Ja sa vota i fitoi në Skënderaj, Ganimete Musliu e PDK-së

Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), synon të sigurojë përsëri një vend në Kuvendin e Kosovës.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Musliu ka arritur të siguronte vetëm në Skënderaj 3 mijë e 395 vota, bëjnë të ditur burime të IndeksOnline.

Musliu pretendon të përfaqësojë PDK-në përsëri në Parlamentin e Kosovës.

Ndryshe, PDK-ja në këto zgjedhje ka arritur të fitonte në Skënderaj 13 mijë e 403 vota.

Ndërkohë që KQZ-ja shumë shpejt pritet të nisë së numëruari edhe votat e diasporës, personave me aftësi të kufizuar si edhe votat me kusht. /IndeksOnline/