13:42 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Jennifer Anistoni i bashkohet Instagramit, thyen rekord në numrin e ndjekësve

Jennifer Anistoni ka shumë më tepër miq pasi bëri një postim të madh në Instagram me një foto të ribashkimit të aktores me ish- kolegët e saj nga seria e famshme “Friends”.

50-vjeçarja tërhoqi gati pesë milionë ndjekës në 12 orë pasi postoi një selfie me aktërt Lisa Kudrow, Courteney Cox, Matt LeBlanc, David Schwimmer dhe Matthew Perry.

Postimi zbulonte se kasta ishte takuar në shtëpinë e aktores Cox.

“Dhe tashti jemi edhe miq në Instagram. Përshëndetje INSTAGRAM!” , ka shkruar aktorja sipër fotos.

Pasi që profili i saj u duk se nuk pranoi ndjekës të rinj për një kohë të shkurtër për shkak të një problemi teknik, Anistoni bëri shaka: “Më falni, unë mendoj se e prisha atë!”.

Postimi i saj është pëlqyer nga më shumë se tetë milionë përdorues, ndërsa numri i ndjekësve të saj aktual është 7.3 milionë.

Aktorja raportohet se i bëri më shumë se 116.000 ndjekës brenda 30 minutave nga krijimi i llogarisë së saj.

Ka të ngjarë që ajo tashti mban rekordin e arritjes së një milion ndjekësve më së shpejti në Instagram.

Sipas “Guinness World Records”-it ,princi Harry dhe gruaja e tij Meghani e kanë mbajtur këtë epitet që nga prilli, kur llogaria e tyre e përbashkët arriti momentin historik në pesë orë dhe 45 minuta.

Besohet se llogaria e Anistonit e tejkaloi atë rekord në një periudhë shumë më të shkurtër, megjithëse kjo ende nuk është verifikuar zyrtarisht.

Mariah Carey, Kate Hudson dhe Reese Witherspoon janë nfër të famshmit që kanë postuar mesazhe, duke mirëpritur Anistonin në Instagram./Indeksonline/