12:10 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Jo vetëm këngëtare, Adelina në mënyrë të përkryer imiton kolegen e saj

Këngëtarja e njohur Adelina Berisha ka qenë e ftuara e radhës në ‘Prive’, programin e njohur të showbiz-it në Kosovë. Këtë herë ajo u ftua për të treguar 10 gjërat që publiku nuk i di për të.

Ndër to ra në sy një detaj shumë interesant. Adelina tregoi se ka aftësinë për të imituar koleget e saj. “Shpesh edhe në sheshxhirime kam ndaluar sepse më kanë kërkuar të imitoj Xhensila Myrtezain”,-u shpreh këngëtarja dhe vazhdoi me imitimin e një fraze nga njëra prej këngëve të koleges.

Mjafton ta dëgjoni për të kuptuar ngjashmërinë e jashtëzakonshme që ka zëri i saj dhe i Xhensilës. Ne po na duket shumë e vështirë t’i ndajmë nga njëra-tjetra, po juve?