14:55 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Jo vetëm në muzikë, Rita Ora tregon aftësitë në një fushë tjetër

Dje në qytetin e Londrës saktësisht në stadiumin Stamford Bridge, Rita Ora performoi në kuadër të një organizimi që u mbështet nga UNICEF dhe fondet do të shkojnë për bamirësi, shkruan Indeksonline.

Rita duke mos harruar asnjëherë origjinën e saj, ajo nuk e la pa folur edhe për Kosovën.

“Takimet me fëmijët dhe familjet e vendit ku u linda ishin të veçanta. Puna që bën Unicefi për t’i mbështetur, më kanë bërë më të vendosur se kurrë, që ta shfrytëzoj pozitën time për mbështetje dhe për fushata bamirësie”: tha Rita Ora.

Kjo nuk ishte e tëra, Rita Ora zbriti në fushën e blertë duke treguar aftësitë në futboll. Ajo bëri edhe disa shuta në portë me këmbën e majtë.

Duket se Rita nuk është e mirë vetëm në muzikë. /Indeksonline/