15:00 / E Shtunë, 25 Janar 2020 / indeksADMonline

Joshua e paralajmëron Tyson Furyn për pensionimin e tij

Tyson Fury kishte deklaruar disa ditë më parë se i kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje, ajo me Wilderin, Joshuan dhe Whyte, pas këtyre ai tregoi se do të pensionohet.

Mirëpo Anthony Joshua e ka paralajmëruar kundërshtarin e tij, që të mos mbetet me vetëm këto ndeshje, pasi që sipas tij ky do të ishte gabim nëse Fury dëshiron të mbetet në histori.

Unë mendoj se ai duhet të rishqyrtojë. Unë mendoj se ai duhet të shtojë edhe Luis Ortiz në atë listë, mendoj se ai duhet të shtojë Andy Ruiz dhe duhet të shtojë Joseph Parker në atë listë” tha Joshua.

Kështu që unë e këshilloj atë të mos ndalet, të vazhdoj më tej, ka bërë gjëra të mëdha. Por deri më tani i vetmi person me nam që e ka mposhtur është Klitschko, ka një grup të peshave të rënda, me të cilët mund të sfidoni veten”përfundoi Anthony Joshua./Indeksonline/.