10:13 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Kanos gruan dhe vëllain e saj, arrestohet i dyshuari

Pasi ka kërcënuar gruan dhe vëllanë e gruas së tij, është arrestuar një person në Ferizaj, përcjellë Indeksonline.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas intervistimit i dyshuari është dërguar për mbajtje.

“Me 15.04.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas në mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, e ka kanosur viktimën dhe vëllain e saj. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Indeksonline/