10:25 / E Hënë, 18 Janar 2021 / k.v

Kapet me drogë në Fushë Kosovë

Është arrestuar një person i dyshuar në rrugën “Dardania” në Fushë- Kosovë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike, lloji mariuhanë.

Policia ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur të dielën në orën 11 e 20 minuta, transmeton IndeksOnline.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/