09:48 / E Enjte, 04 Janar 2024 / Gj. Sh

“Keni durim”, tifozët e prisnin, por Arda Guler nuk mori asnjë minutë

Skuadra e Real Madridit shënoi fitore minimale ndaj Mallorca-s mbrëmë në javën e 19-të në La Liga.

Të gjithë e prisnin debutimin e Arda Guler, por as mbrëmë Carlo Ancelotti nuk i dha minuta, shkruan Indeksonline

Guler u ngritë në këmbë duke u nxehur, por trajneri italian nuk e futi në lojë, duke e ruajtur për ndonjë ndeshje më të rëndësishme.

Golin e vetëm mbrëmë e shënoi Antonio Rudier, mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë, duke ia dhënë tre pikë të mëdha ekipit të tij.

Trajneri italian, Carlo Ancelotti pas ndeshjes tha se koha e Arda Guler shumë shpejt do të arrij./Indeksonline/