08:32 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Kim Jong-un niset drejt Rusisë për samitin me Vladimir Putinin

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është nisur drejt Rusisë për të qenë pjesë e samitit me presidentin Vladimir Putin.

Mediat shtetërore kanë raportuar se Jong-un po udhëton me trenin e tij privat.

Kjo do të jetë biseda e parë e liderit të Koresë së Veriut me Presidentin e Rusisë.

Kemlini zyrtar ka njoftuar se të dy liderët do të takohen të enjten në afërsi të qytetit bregdetar të Paqësorit, Vladivostok ku do të flasin rreth programit bërthamor të Penjanit.

Jong-un po kërkon mbështetje pasi bisedimet me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, kanë përfunduar pa sukses – sipas analistëve, transmeton Klan Kosova.

Më herët gjatë këtij viti, Trump dhe Jong-un janë takuar në Hanoi për të diskutuar për programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, por samiti – i dyti me radhë – përfundoi pa marrëveshje.