14:50 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gruaja me kancer nga Peja, që përloti të gjithë kur dhuroi 50 euro për Shqipërinë

Zonja nga Peja e cila mbrëmë solli lot dhe emocione për të gjithë shikuesit kur ofroi ndihmë për Shqipërinë, është Gjyljeta Devolli.

Ajo harroi sëmundjen e rëndë të kancerit me të cilën përballet dhe hapi zemrën e saj, duke dhuruar mjete financiare për shqiptarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm prej 6.4 shkallë të Rihterit.

”Unë jam e sëmurë nga kanceri. Dëshiroj t’i dhuroj 50 euro”, u shpreh ajo e përlotur në Klan Kosova në një linjë telefonike të drejtpërdrejtë.

Një akt të tillë bamirësie, vështirë se e përballuan të gjithë pasi mes lotësh u përmbyll edhe emisioni ku po grumbulloheshin donacione për ta ndihmuar Shqipërinë.