16:40 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kjo është rezoluta e propozuar nga VV-ja, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar rezolutë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

“Në mbështetje të Nenit 65.1, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 6.1, të Rregullores së Punës së Kuvendit të kosovës, pas raportimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, me 17 shtator 2020, Grupi Paralamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i propozon Kuvendit të Kosovës të miratojë këtë”, thuhet aty, raporton Indeksonline.

Rezolutë:

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e ka autorizuar dhe nuk i ka dhënë leje Avdullah Hotit që të bëj zotime të tilla të njëanshme lidhur me marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Kuvendi i Kosovës nuk mbështet zotimet e tij të njëanshme që kanë të bëjnë me pikat për normalizimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruara më 4 shtator 2020 në Ëashington DC.

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk mbështet kurrfarë bisedime a dialogu që rikthejnë çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë si temë. Asnjë zyrtar i Republikës së Kosovës nuk ka kompetenca apo autorizime dhe nuk i lejohet që të bisedojë për këtë çështje.

3. Ujmani si liqen artificial, është pronë dhe aset tërësisht i Republikës së Kosovës, i ndërtuar me fonde të Kosovës dhe menaxhohet nga Kosova. Si i tillë Ujmani dhe asnjë aset a pronë tjetër e Republikës së Kosovës kudo që ndodhet ajo, nuk mund të negociohet.

REZOLUTA E PROPOZUAR NGA GP I LV LIDHUR ME DIALOGUN KOSOVË-SERBI 1. Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e ka autorizuar…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Thursday, September 17, 2020