12:06 / E Premte, 22 Maj 2020 / indeksADMonline

Klinika e Onkologjisë ofroi 40 mijë shërbime mjekësore për 9 javë

Përkundër situatës pandemike në vend, Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka vazhduar me ofrimin e shërbimeve mjekësore për pacientët me kancer.

Bazuar në raportimet nga kjo klinikë, vetëm për 9 javë janë ofruar 40 mijë shërbime të ndryshme mjekësore për pacientët.

Nga raporti njoftohet se prej tyre, janë ofruar 4 mijë e 500 i shërbime të kimioterapisë, 4 mijë e 200 mjekime me kimioterapi intravenoze.

Numri i pacientëve që marrin shërbime të kimioterapisë brenda dite është rreth 150 .

Poashtu, kishte 250 seanca të rrezatimit brenda jave, ku brenda dite rrezatohen deri në 50 pacientë.

Në total, për këtë periudhë kohore kishte rreth 2 mijë seanca rrezatimit.