16:09 / E Diele, 03 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Koci: Po më dhimbsën fqinjët tanë – serbët, çfarë liderësh kanë

Avokati Arianit Koci ka reaguar pas deklaratës së Ministri të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq se Serbia nuk ka tërhequr fletëarrestin për kryeministrin kosovarë, Ramush Haradinaj.

Koci ka thënë se po i dhimbsen fqinjët, saktësisht serbët se çfarë liderësh kanë, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu avokati Koci ka thënë se duhet vazhduar duke insistuar që të gjithë kriminelët e luftës së fundit, të marrin dënimin e merituar.

Ky është postimi i plotë:

Deklarimi i prizrenasit Ivica Daçiq, ministrit të jashtëm të Serbisë, që Serbia nuk e ka tërhequr as fletëarrestin e as aktakuzën kundër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me gjithë faktin që këtë e ka bërë Interpoli, është dëshmi konkrete që liderët serb, po e vazhdojnë politikën e Millosheviqit – kasapit të ballkanit.

Po më dhimbsën fqinjët tanë – serbet, çfarë lideresh kanë.

Thjesht, nuk dua të besoj që serbet meritojnë liderët që i kanë aktualisht.

Sidoqoftë, ne duhet të vazhdojmë me politikën e fqinjësie së mirë dhe korrekte, duke insistuar që të gjithë kriminelët të luftës së fundit, të marrin dënimin e merituar.

Perspektiva është në paqe ndërmjet fqinjëve.