17:47 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / A. A

Koeman: Ndeshje shumë e vështirë me PSG, por ne duam të kualifikohemi

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka komentuar shortin e hedhur sot për 1/8tën e finales në Ligën e Kampionëve.

Barça do të ballafaqohet me Paris Saint Germanin.

“E dinmi që do të jetë një short i vështirë, dhe ashtu doli. PSG në të kaluarën nga ka shkaktuar probleme por mendoj se edhe për ata do të jetë e vështirë. PSG është klub që shpenzon shumë para për të luftuar për çdo titull, edhe për Champions League. Edicionin e kaluar arritën deri në finale, pra duan gjithmonë të jenë në nivele të larta, por megjithatë ne duam të shkojmë përpara” deklaroi Koeman.

Ndeshja e parë do të zhvillohet me 16 shkurt në Camp Nou ndërsa e kthimit më 10 mars në Paris.

/Indeksonline/