12:11 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kokainë, marihuanë e armë, dy të arrestuar në Vërmicë

Dy persona janë kapur në Vërmicë, pasiqë u janë gjentur, drogë e armë.

Dy persona janë arrestuar në pikën kufitare në Vëermicë, pasi që gjatë një kontrolli në veturën e të të dyshuarve dhe  te njëri prej të tyre nën veshje të brendshme janë gjetur dhe janë konfiskuar sasi e dyshuar e substancave narkotike me sa vijon: 5 (pesë) qese të vogla narkotike të llojit marihuanë, 1 (një) qese me lëndë të dyshuar (kokainë), 1 (një ) epruvetë e vogël me lëndë të dyshuar (kokainë) dyshohet deri në verifikim, 1 (një) qese me lëndë të dyshuar pluhur të bardhë që dyshohet se përdoret për përzierje të narkotikëve, dy mullinj për përpunimin e substancës narkotike si dhe një thikë luftarake.

Policia njofton se rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.