11:30 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Konfirmohet lajmi i Indeksonline, Etem Arifi i dorëzohet drejtësisë!

Deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, sot është dorëzuar.

Indeksonline raportoi mëngjesin e sotëm se deputeti i është dorëzuar organeve të  drejtësisë në vend. Kjo është konfirmuar edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Florent Gashi, zëdhënësi i këtij institucioni, është shprehur se Arifi është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Deputeti ashkali është dënuar nga gjykata me një vjet e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione, por që deri tash ka qenë në arrati. /Indeksonline/