15:35 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi ua ulë çmimet e futbollistëve, Messi zbret në pozitën e 9-të – Ronaldo as në top 30-she

Koronavirusi ka ndikuar shumë në ekonominë e futbollit në botë.

Gjatë ditës së sotshme ueb sajti i njohur ‘transfermarkt’ ka publikuar listën e futbollistëve më të vlefshëm në botë, transmeton Indeksonline.

Sipas kësaj liste, futbollisti më i vlefshëm në botë është Kylian Mbappe. Ai vlerësohet 180 milionë euro.

Pozitën dy dhe tre e ndajnë Raheem Sterling dhe Neymar, që të dy vlejnë 128 milionë euro.

Top 5shen e mbyllin Mane dhe Salah që vlejnë nga 120 milionë euro.

Fituesi i ‘Topit të Artë’ , Lionel Messi është në pozitën e 9-të, ai vlerësohet të kushtojë 112 milionë euro.

Kurse, Cristiano Ronaldo është në pozitën e 46-të dhe vlerësohet 60M euro./Indeksonline/