17:52 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kosnett: Është koha për të zhvendosur vëmendjen nga e kaluara për të ardhmen

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se është koha për të zhvendosur vëmendjen nga e kaluara dhe për t’u fokusuar nga e ardhmja.

“Në 20 vjetorin e përfundimit të luftës dhe ndërhyrjes së KFOR-it, është koha për të zhvendosur vëmendjen nga e kaluara, për atë që është përpara.

Sfida që sot ju duhet të mendoni është se si duket një e ardhme më e ndritshme për vendin tuaj të ri”, ka shkruar ai në twiter.

Bashkë me këtë shkrim ai ka ndarë postimin Ambasadës Amerikane me titull “Vërejtjet e zëvendës-ndihmësit të sekretarit Matthew Palmer në 20-vjetorin e hyrjes së Forcave të Operacionit të NATO-s/Indeksonline/