12:25 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kosova gati për Malin e Zi, pa pikë s’bën me u kthy

Kosova sot ka zhvilluar stërvitjen e fundit në “Fadil Vokrri”, para ndeshjes kualifikuese ndaj Malit të Zi.

Përfaqësuesja e drejtuar nga Challandes duket se ka atmosferë tejet të mirë para dy ndeshjeve tejet të rëndësishme si mysafire, ndaj Malit të Zi e Bullgarisë.

Me shumicën e lojtarëve në formë, por me disa mungesa për shkak të lëndimeve, Kosova nuk duhet lejuar asesi humbjen ndaj Malit të Zi nëse do arritjen e objektivave të saj.

Nuk dihet ende nëse Challandes do të startoi të premtën me Hadërgjonajn nga minuta e parë. Në mesfushë janë dilemat më të mëdha për shkak të disa mungesave. /Indeksonline/