09:28 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kosova po dështon në Baku, “shpërthen” Driton Kuka me akuza

Kosova nuk po arrin suksese në Lojërat Evropiane për të rinj që po mbahen në Baku të Azerbajxhanit.

Driton Kuka nuk i ka pritur mirë këto rezultate duke hedhur akuza e kritika.

Sipas Kukës, kjo është alarmante se si garuesit e rinj nuk po ndërtohen si duhet në Kosovë.

“Në Baku po mbahen EYOF ose Lojërat Evropiane për të rinj …
Gara këto të sportistëve të rinj 14-18 vjeç.
Deri sot performancë e dobët e krejt sportistëve në të gjitha sportet përfshi edhe Erzen që llogaritej favorite për medalje …
Kjo është alarmante se garuesit e rinj spo ndërtohen si duhet në Kosovë.
Për tjerat sporte se di por për Erzen e edhe disa garues të ekipit tim saktësisht e di shkakun dhe arsyen e paraqitjes shumë të dobët!
Sporti Kulminant don jetë Sportive 100 për qind përfshi këtu edhe daljet e shpeshtuara duke zvogëluar kështu fokusin për gara serioze!
Përgjegjësi do kërkoj nga secili veç e veç,në ekipin tim!
Prezentimi i shtetit don përgjegjësi e jo të shkohet në gara për shetitje e fotografi!
Deri në fund të EYOF ka ende garues,të shpresojmë …
Çdo federatë e trener merrini përgjegjësitë e mos i bani qef vetes se kryhet gara e çdo send harrohet,këtu po i përfshij edhe njerëz në stafin e trenerëve në ekipin tim e patjetër edhe unë dua të marr përgjegjësitë e mia.
Foton e postova sa mos me mbet teksti i zbraztë” shkruan Kuka në Facebook./Indeksonline/