11:57 / E Hënë, 10 Gusht 2020 / indeksADMonline

Krah autostradës “Arbën Xhaferi” digjen gomat, ambienti ndotet me të madhe

Të shpeshta janë rastet kur ndotet ambienti nëpër vende të shumta të Kosovës.

Një gjë e tillë ndodhi edhe sot në krah të autostradës ‘Arbën Xhaferi’.

Në disa fotografi të dërguara në Indeksonline shihen një grumbull gomash të cilave u është vendosur zjarri, e që shkakton dëme të mëdha në ambient.

Nuk dihet se kush bëri këtë veprim aspak të hijshëm, por që pamjet s’janë aspak të mira./Indeksonline/