15:38 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Krerët e FFK-së në Turqi, do të diskutohet edhe për VAR

Kreu i futbollit kosovar, Agim Ademi, bashkë me Eroll Salihun, sekretar, dje kanë udhëtuar për në Stamboll për të marrë pjesë në samitin dy-ditor të FIFA’s.

Në këtë samit do të diskutohen disa tema, përshirë futbollin e femrave dhe sistemin VAR.

“Presidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, sot, kanë udhëtuar në Stamboll, ku do të marrin pjesë në Samitin dyditor të FIFA-s.

Ky samit do të jetë i përqendruar në katër pika: E ardhmja e garave të FIFA-s, programi zhvillimor i FIFA-s, futbolli i femrave dhe sistemi VAR”, thuhet në njoftimin e FFK’së.