Kroacia bëhet me gjashtë avionë luftarakë “Rafales” (Pamje)
Gjashtë avionët e parë nga gjithsej 12 avionë luftarakë “Rafales” janë ulur sot në Kroaci. Rafales u ngrit nga baza ajrore në Bordeaux dhe hyri në hapësirën ajrore kroate në perëndim të Rovinjit.
Fluturimi zgjati një orë e 40 minuta. Ata u sollën nga pilotë kroatë, të cilët u trajnuan për përdorimin e tyre për 15 muaj.
Gjatë hyrjes në hapësirën ajrore të Kroacisë, pilotët e Forcave Ajrore Kroate u dërguan një mesazh të gjithë qytetarëve kroatë.
“Sapo po hyjmë në hapësirën ajrore kroate, e cila nga sot do të jetë edhe më e sigurt. Rafales kroat dhe pilotët kroatë kanë mbërritur në shtëpi. Ardhja e avionëve të rinj luftarakë është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe forcimit të Forcave Ajrore Kroate në mbrojtjen e hapësirës ajrore dhe një faktor kyç në ruajtjen e sigurisë së Kroacisë në të ardhmen, si dhe forcimin e fuqisë së përgjithshme luftarake të ushtrisë kroate. simbolizon gjithashtu bashkëpunimin e fortë midis Kroacisë dhe aleancës së NATO-s në paqeruajtjen e përbashkët, stabilitetin dhe sigurinë”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Avionët mbërritën dy vjet e pesë muaj pas nënshkrimit të një kontrate me Francën me vlerë më shumë se një miliard euro.
Vendimi për blerjen e avionëve luftarakë Rafale është marrë nga Qeveria më 28 maj 2021, kur ka udhëzuar Ministrinë e Mbrojtjes që të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me lidhjen e kontratës ndërmjet Kroacisë dhe Francës./Indeksonline/
CRORafale došli u 🇭🇷!
— MORH/MoD Croatia (@MORH_OSRH) April 25, 2024
Piloti #HRZ ušli su u hrvatski zračni prostor u području Istarske županije oko 12 sati, a poletjeli su s aerodroma u francuskom Bordeauxu nešto prije 11 sati.
Poslali su poruku građanima: Hrvatski Rafale i hrvatski piloti su stigli kući❗️✈️🇭🇷✌️@vlada_rh pic.twitter.com/oYlATx6ELz