11:56 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / B O

Kroacia në këmbë, regjistrohen shifra alarmante me Covid-19!

Numri i rasteve me Covid-19 po rritet në shifra të frikshme.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 6932 raste të reja të infektimit me virusin SARS-CoV-2, nga 15,079 testime.

Kjo ka bërë që shteti kroat të ngritet në këmbë dhe të ftoj të gjitha mekanizmat shtetëror për të iu përgjigjur situatës.

Nga nesër priten masa të reja, ndërsa masat e ashpra janë paralajmëruar pas 10 ditësh.

Kroacia deri më tani ka regjistruar 9400 viktima nga Covid-19./Indeksonline/