13:30 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / B O

Kroacia përballet me situatën më të rëndë epidemike evropiane

Kroacia po përballet me situatën më të rëndë epidemiologjike midis vendeve të tjera evropiane. Pavarësisht bllokimit të pjesshëm në fuqi për dhjetë ditë, përhapja e fortë e koronavirusit vazhdon me 4.520 raste të reja në 13. 000 testime të kryera në 24 orët e fundit, duke regjistruar një rekord të ri ditor. Të dhënat u raportuan nga Njësia e krizave të mbrojtjes civile në Kroaci.

Ndërkohë, numri i infeksioneve me Covid-19 i regjistruar zyrtarisht në botë që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar 68 milionë (68 046 467), sipas të dhënave nga universiteti amerikan “Johns Hopkins”.

Vendi më i prekur, në terma absolutë, mbetet SHBA-ja, me mbi 15.1 milionë raste totale dhe mbi 286.000 viktima.