10:42 / E Enjte, 12 Janar 2023 / B O

Kryetari i një partie deklarohet kundër dërgimit të Policëve në Veri!

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane në Kosovë, Veton Berisha ka dalur me një qëndrim absurd.

Me një shkrim në Facebook, ish-deputeti ka thënë se nuk duhet dërguar policë të komunitetit egjiptian në Veri, sepse atje nuk ka asnjë egjiptian.

Krejt këtë deklarim skandaloz Berisha e ka bërë duke tentuar të replikoj rivalin e tij, Elbert Krasniqi.

“Ministri i jonë “egjiptian” po bën thirrje që Egjiptianët me apliku për polic të Kosovës ama me shërby në Veri në vendbanimet me shumicë serbe!!
Po thot aplikoni me i zavendësu policët serb që dhan dorëheqje kohë më parë!
Qysh more me bo thirrje me delegu pjestar të komunitetit Egjiptian në një zonë ku nuk ka asnjë Egjiptian!?
Pse bre “ministër kukull” NUK po hap konkurs me pas polic Egjiptian e Ashkali në Pejë, Gjakovë, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Prizren, Ferizaj, Podujevë, Lipjan, Shtime, Rahovec, Deqan Suharekë etj etj….”shkruan Berisha në statusin e tij në Facebook./Indeksonline/