08:37 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / AR

Kryhet me sukses një operacion i komplikuar në Kardiologji

Mjekë kardiokirurgë, bashkë me anesteziologë, të asistuar edhe nga stafi përcjellës, në Klinikën e Kardiokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë kryer me sukses të plotë një operacion të komplikuar.

Pacientja me inicialet F.T., e moshës 70 vjeçare, me dëmtime të dy valvulave në zemër (stenozë e rëndë aortale dhe mitrale) dhe me sëmundje të arterieve koronare, i është nënshtruar intervenimit të zëvendesimit të dy valvulave dhe by passeve aortokoronare.

Pas operacionit  të trefishtë pacientja është në gjendje stabile shëndetësore në kujdesin postoperator.

Pacientja kishte vështirësi në frymemarrje dhe lëvizshmëri të kufizuar për një kohë të gjatë, si pasojë e problemeve të avancuara kardiake.