10:59 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Kujdes kur pastroni veturat në autolarje, një person në Gjakovë i la pronarit pistoletën në veturë!

Është arrestuar një person i dyshuar në Gjakovë, i cili derisa ka qenë duke punuar në një autolarje gjatë pastrimit të një veturë të pronarit kishte lënë një pistoletë me tre fishekë.

Gjatë kontrollit të veturës njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar pistoletën e cekur, transmeton Indeksonline.

I dyshuari është intervistuar dhe ka pranuar se pistoleta është e tij, ku i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/