09:46 / E Martë, 04 Korrik 2023 / AR

Kur është e rrezikshme ënjtja e këmbëve në shtatzëni?

*Zakonisht shtatzënat përjetojnë ënjtje të këmbëve në shtatzëni dhe kjo njihet si normale, por ka raste kur ënjtja (fryerja) e menjëhershme e këmbëve është shenjë e një problemi shëndetësor.

*Një problem për të cilin shqetësohen mjekët është preeklampsia e cila te nëna ajo mund të paraqesë ç’rregullime me tensionin e lartë dhe humbje të proteinave me urinën.

*Mjeku në këto raste duhet t’a përcjellë me kujdes gjendjen e shtatzënës sepse beba në barkun e nënës mund të rritet më ngadalë në peshë.

*Por, jo gjithmonë situata është serioze, shumica e shtatzënave kanë problem me ënjtjen e këmbëve dhe kjo është plotësisht normale sepse trupi i shtatzënës mban më shumë ujë gjatë shtatzënisë.

*Për t’a evituar fryerjen e këmbëve, pini ujë më shumë, evitoni qëndrimin e gjatë në këmbë, evitoni veshjen e këpucëve të ngushta, relaksoni këmbët kohë pas kohe duke i shtrirë dhe bëni ushtrime të lehta për këmbët.

* Mos harroni, për çdo shqetësim eventual në lidhje me fryerjen e këmbëve ju duhet të drejtoheni te mjeku juaj dhe të bëni analizat adekuate.

*Në spitalin ‘’FATI IM’’, mjekët e dëshmuar gjinekologë ju udhëzojnë si të evitoni problemet e shtatzënisë.

SPITALI “FATI IM “, ATY KU MREKULLIA FILLON!