19:47 / E Shtunë, 18 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kurrë më e ngushtë nuk ka qenë gara për titull, kjo është tabela e Superligës pas ndeshjeve të sotshme

Sot u zhvillua java e 31-të e Superligës së Kosovës, ku pati rezultate befasues.

Gjilani arriti fitore të madhe kundër Dritës me rezultat 0:2, duke bërë një hap gjigant në garën për titull, transmeton Indeksonline.

Në anën tjetër Ballkani barazoj me Prishtinën me rezultat 2:2. Me këtë barazim kryeqytetasit janë jashtë garës për titull.

Dy gjiro kanë mbetur deri në përfundim të kampionatit dhe diferenca mes vendit të parë dhe të tretë në Superligë është vetëm dy pikë.

Drita vazhdon të jetë e para në tabelë me 65 pikë, pas saj vjen Gjilani me 64 pikë, kurse pozitën e tretë e zë Ballkani me 63 pikë.

Në javën e 32-të, Ballkani do të ketë punë të vëshitrë pasi që do të jetë mysafirë i Gjilanit.

Kurse, Drita do të luaj kundër Drenicës në Gjilan. Në javën e fundit, Ballkani do të jetë nikoqir i Dritës në Suharekë, kurse Gjilani udhëton në Prishtinë ku do të luaj kundër Flamurtarit./Indeksonline/