20:50 / E Diele, 11 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kurti: Kosovës sonë i urojmë fitore, kurse futbollistëve tanë ua rikujtojmë sa shumë mburremi me ta!

Ish-kryeministrit i Kosovës, njëherit lideri i VV-së, Albin Kurti, përmes një postimi të bërë në FB, u ka uruar fitore futbollistëve tanë, të cilët do të ndeshën sonte me Slloveninë.

Ai këtë postim e përmbyll me këtë fjali: Kosovës sonë i urojmë fitore, kurse futbollistëve tanë ua rikujtojmë sa shumë mburremi me ta.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Në futboll, ndeshja e kaluar i shërben asaj që vjen. Besojmë se rezultati me Maqedoninë e Veriut do të përkthehet në përvojë dhe motiv për ndeshjen e sotme ndaj Sllovenisë. Kjo e fundit gjithmonë na ka qëndruar pranë e në përkrahje të popullit tonë.

Madje roli i saj, përkatësisht federatës së futbollit, ka qenë përcaktues në përpjekjen tonë të suksesshme për anëtarësim në UEFA. Sot, përballemi për herë të parë me Slloveninë si dy shtete të barabarta, e kundërshtarë të denjë për njëri-tjetrin. Kosovës sonë i urojmë fitore, kurse futbollistëve tanë ua rikujtojmë sa shumë mburremi me ta.