12:23 / E Enjte, 25 Prill 2024 / mp

Kurti në Berlin: Me deputetin gjerman diskutuam hapat drejt anëtarësimit në KiE

Kryeministri i Kosovës, i cilit gjendet në Berlin të Gjermanisë, ka njoftuar se është takuar me deputetin gjerman, Frank Schwabe, me të cilin kanë biseduar për ngjarjet e fundit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social X ka bërë të ditur se gjendet në Berlin.

Në një takim me deputetin gjerman të Bundestagut, Frank Schwabe, Kurti ka shkruar se kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, po ashtu edhe hapat drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Mëngjesi në Berlin filloi me një mëngjes të frytshëm pune të organizuar nga @BertelsmannSt moderuar nga @D_Schëarzer dhe @rumeliobserver. Së bashku me @FrankSchwabe diskutuam zhvillimet e fundit të Kosovës dhe hapat tanë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës,” ka shkruar Kurti.