21:49 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / OSH

Ky është azilkërkuesi i cili u gjet i vdekur në lagjen Ulpiana të Prishtinës

Para disa javëve në rrethana ende të paqarta, një azilkërkues u gjet pa shenja jete në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Shtëpia u kaplua nga zjarri, ndërkohë brenda saj i vdekur u gjet personi u lartcekur.

Me rastin tashmë është duke u marrë Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të grumbullimit të informatave dhe provave rreth këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më poshtë gjeni fotot e personit i cili në rrethana ende të paqarta ndërroi jetë para disa javëve në një shtëpi në lagjen Ulpiana të kryeqytetit.