18:22 / E Diele, 03 Prill 2022 / AR

Ky është punëtori i KEDS-it që u godit për vdekje nga vetura

Indeksonline pak më parë raportoi për vdekjen e një punëtori të KEDS-it. I njëjti u godit nga një veturë derisa ishte në krye të detyrës.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur edhe familjarët e të ndjerit, Xhevat Gashi nga fshati Doberdolë.

KEDS ka reaguar për vdekjen e tij derisa kanë ftuar organet e rendit dhe drejtësisë të kryejnë punën e tyre në ndriçimin e plotë të këtij aksidenti./Indeksonline/