11:25 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Lady Gaga e ka një lajm të mirë për adhuruesit e saj

Këngëtarja e famshme, Lady Gaga e cila së fundmi është shtruar në spital pasi po përballet me sëmundjen Fibromyalgia (një çrregullim kronik i karakterizuar nga dhimbje të përhapura muskulo-skeletore, lodhje dhe butësi në zonat e lokalizuara) ka një lajm të mirë për adhuruesit e saj, transmeton Klan Kosova.

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, këngëtarja e shumë hiteve ka treguar se po i përmirësohet gjendja shëndetësore.

“Do të rikthehem së shpejti, ju dua dhe ju kërkoj falje”, ka shkruar ajo.

Gaga, kohët e fundit duhej të anulonte një koncert në Montreal pasi u sëmur nga nja koncert i mëparshëm ku po performonte në shi.