14:11 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Lakersi superior ndaj Grizzlies, fitojnë edhe Mavericks e Heat

Super e transformuar duket skuadra e dytë më e trofshme e ligës më të fort në botë Los Angeles Lakers, ndërsa mbrëmë demoloi Memphisin me 29 pikë epërsi, 120:91.

Me Anthony e Lebron James tandem, njëri me 40 pikë e 20 kërcime e tjetri 23 pikë e 8 asiste, kanë korrur edhe suksesin e tretë  radhazi në shtëpinë e tyre.

Miami Heat fitoi po ashtu bindshëm ndaj Atlanta Hawks, e Dallas Mavericksit triumfoi në udhëtim te skuadra solide Denver Nuggets.