15:20 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Largon kunjat për ta parkuar veturën midis Prishtinës

Prishtina vazhdon të jetë një nga qytetet me kaosin më të madh urbanistik, por gjendja aspak më mirë nuk është edhe sa i përket trafikut rrugor.

Përveç kolonave të mëdha, e pritjeve të gjata, shpesh kemi parë edhe makina të parkuara vend e pa vend, si në hapësira të gjelbra e deri para hyrjes së objekteve banesore, shkruan Indeksonline.

Por, duket se një qytetar ka gjetur një mënyrë interesante për ta parkuar veturën e tij.

Në një video të publikuar nga vrojtuesit e lagjes, mund të shihni se si ky person largon kunjat të vendosur në trotuar, për ta parkuar veturën e tij, madje këtë gjest e bën në pikë të ditës në qendër të Prishtinës, saktësisht përballë Qeverisë së Kosovës./Indeksonline/