00:00 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Lazio eliminon Interin nga Kupa e Italisë pas penalltive, Strakosha gjigant!

Ekipi i Lazios ka arritur të fitoi dramën në Kupën e Italisë kundër Inter.

Pas 90 minutave dy ekipet nuk arritën të shënonin asnjë gol. Gjatë vazhdimeve dy ekipet shënuan nga një herë duke dërguar ndeshjen në penalti.

Në minutën e 108-të, Immobile shënoi për Lazion, kurse në minutën e 120-të, Mauro Icardi u paraqit në skenë duke shënuar nga penaltia.

Gjatë penaltive, ekipi i Inter arriti të konkretizoi vetëm tre nga pesë penaltët, kurse Lazio arriti të shënoi plot katër herë.

Më meritori për këtë kualifikim padyshim ishte portieri shqiptar, Thomas Strakosha i cili arriti të pres penaltinë e Martinez dhe Nainggolan.

Tek ekipi i Lazios penaltinë e huqi shqiptari që luan për Danimarkën, Riza Durmisi.

Valon Berisha përsëri ishte në bankën rezervë dhe nuk mori asnjë minutë këtë ndeshje.

Në gjysmë-finale, Lazio do ta presë Milanon, ndërsa në ndeshjen e tjetër Fiorentina e pret Atalantan./Indeksonline/