11:17 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

LDK mbanë konferencë: S’pranon ekipin e Limajt dhe Ahmetit, jep një opsion tjetër!

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke insistuar që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ndërsa, ekipi negociator i mandatuar nga Kuvendi po shihet si i papranueshëm për partinë e Isa Mustafës.

Zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa ka folur para gazetarëve në një konferencë për media.

Sipas tij, LDK ka qenë gjithmonë për dialog, por është për të mbrojtur shtetin e Kosovës me kufijtë e shpalljes së pavarësisë, shkruan Indeksonline

“Është për një dialog ku Serbia e njeh shtetin e Kosovës e jo të na caktojë kufijtë. Dialogun nuk mund ta udhëheqin parti e grupe të cilat nuk i kanë shumicën e votave në Kuvend. Presim caktimin e zgjedhjeve të përgjithshme”, ka deklaruar ai.

Më tej, Mustafa theksoi se njëri prej liderëve të grupit negociator mandatin e ka të vjedhura nga VV.

“E konsiderojmë si një grup pa legjitimitet kushtueses. E kemi deklaratën e zyrës së BE-së për takimet, por diskutimet mbesin tek presidentet Ne opsion të parë e kemi të shkojmë të vetëm në zgjedhje për të fituar mandatin për të udhëhequr me qeverinë e ardhshme”, është shprehur ai, në emër të partisë më të madhe opozitare.