12:38 / E Enjte, 15 Prill 2021 / Blerim

Legjenda holandeze fyen rëndë Timo Wernerin, e quan ‘kalë të verbër’!

Legjenda e futbollit holandez, Rafael van der Vaart ka akuzuar rëndë yllin e Chelseat, Timo Werner.

Sulmuesi i Kombëtares së Gjermanisë erdhi në ‘Stamford Bridge’ me bujë të madhe, por nuk arriti ta tregonte vetën ashtu siç u prit nga të gjithë, shkruan IndeksOnline

Ai ka shënuar vetëm pesë gola në 29 paraqitje në Premierligë këtë sezon.

Për formën e Wernerit ka folur Van der Vaart. Madje ish-lojtari i Real Madridit bëri një fyerje për sulmuesin gjerman.

“Unë gjithmonë do të luaja me Ziyechin. Ai është më i miri. Timo Wernder është shumë i shpejtë, por vetëm e ulë kokën dhe vrapon vërdallë. Ai është me të vërtetë si një kalë i verbër”, ka thënë Va nder Vaart.

Kujtojmë që skuadra e Chelseat ka siguruar gjysmëfinalen e madhe të UEFA Champions League./IndeksOnline/