23:22 / E Martë, 28 Dhjetor 2021 / OSH

Leicester City e shokon Liverpoolin

Leicester City ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Liverpoolit, në kuadër të javës së 19-të në Premier League.

Në pjesën e parë, Mohamed Salah kishte një mundësi të artë, por nuk ishte i saktë nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, Leicesteri e shënoi golin e vetëm dhe të fitores me Lookman, në minutën e 59-të.

Leicester City pas kësaj fitore ngjitet në vendin e nëntë me 25 pikë, pas 18 ndeshjve, teksa Liverpool mbetet në pozitën e dytë me 41 pikë, pas 19 ndeshjeve.