11:54 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Lekaj tregon projektet për Prizrenin historik

Në Prizrenin historik do të gjejnë vend disa projekte infrastrukturore të financuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Sipas kreut të MIT-së, Pal Lekaj, me një buxhet të ndarë prej 1 milion e 400 mijë euro, gjatë 2019-s do të punohet në këto projekte: Ndërtimi i rrugës në fshatin Zym dhe asaj Planej-Pashtrik, lidhja e zonës industriale dhe tranzitit me autostradën në hyrje të Prizrenit, asfaltimi i rrugës Lubizhdë-Skorobishdë dhe Prizren-Velezhë si dhe rregullimi dhe zgjerimi i rrugës Planej-Liken i Hasit – Rënia e Dëshmorëve.

Lekaj ka thënë se janë pranë secilës komunë, për tu ndihmuar në plotësim të kërkesave infrastrukturore të qytetarëve./Indeksonline/