08:54 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Libri i sociologjisë: Femrat duhet të kenë një partner, ndërsa meshkujt më tepër partnere

Libri i sociologjisë, i vitit të dytë të shkollës së mesme, në Maqedoni ka dalë me një konstatim interesant dhe dallues midis gjinisë femërore dhe asaj mashkullore, shkruan IndeksOnline.

Në emisionin “Click Plus” një feministe ka shprehur shqetësimin e saj për këtë fragment në libër.

“Është konstatuar se trupi i femrës biologjikisht është parapërcaktuar që ajo të përkujdeset për pasardhësit dhe për atë femra duhet të ngel me një partner. Dhe meshkujt, llojit njerëzore i shërbejnë në mënyrë tjetër, instinkti i tyre biologjik është të anojnë nga promiskuiteti, tek ata eksizton një instinkt tjetër, kështu që ata kanë të drejtë të shkojnë më me shumë partnere. Ky është libri i sociologjisë”, ka thënë ajo në emision./IndeksOnline/