08:23 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Linja 7B full me qytetarë në kohë pandemie , kërkohen linja të reja

Autobusi i linjës 7B në Prishtinë gjatë ditës së djeshme është parë i mbushur me njerëz, pavarësisht vendimit që të përgjysmohet numri i udhëtarëve, në mënyrë që të mbaht distanca fizike, shkruan IndeksOnline.

Sipas një qytetari, kjo gjendje është si pasojë e reduktimit të orarit të qarkullimit të kësaj linje.

Ai ka kërkuar nga kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të vëjnë në linja të reja të Trafikut Urban në mënyrë që të ruhet shëndeti i qytetarëve dhe i punëtorëve.

“Në kohën ku secili nga ne duhet të jemi të kujdesshëm me situatën që po mbizotron Covid19, kjo pamje me të vertetë është një pajkujdesi totale për shëndetin e secilit udhëtar.

Foto e realizuar është ne autobusin 7B, kjo gjendje është si pasojë e reduktimit të orarit të qarkullimit të kësaj linje.

Nëpërmjet këtij postimi i bëjë apel në rend të parë stafit të linjes 7B që t’i shpeshtojnë linjat në mënyrë që mos ta rrezikojnë shendetin e qytetarëve. Kërkojmë nga kryetari i Komunes së Prishtinës Shpend A. Ahmeti dhe departamentet përkatëse që t’i marrin seriozisht ankesat tona dhe të gjejnë alternativa duke vënë në funksion linja të reja të Trafikut Urban të cilën e kemi kërkuar shumë herë nga komuna.

Gjendja është alarmante dhe apeloj te çdo linjë e autobusave konkretisht atyre të sektorit privat të kenë kujdes, të ardhurat dhe fitimet që siguroni nuk janë më të rëndësishme se shëndeti i punëtorëve tuaj dhe i çdo qytetari”, ka shkuar një qytetar./IndeksOnline/