10:17 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / C E

Lirim Kastrati: Për Kosovën luaj edhe si portier, kam një kërkesë për tifozët

Lirim Kastrati është shprehur i zhgënjyer me humbjen e Kosovës. Ai ka thënë se ka pritur të startojë në këtë ndeshje, por se trajneri vendos për formacionin.

Normal si çdo lojtar kam dëshirë të luaj gjithmonë, por kjo është detyra e trajnerit dhe vendimi i tij se kush mbetet në formacion. Jemi të zhgënjyer si ne si ata që startuan. Të gjithë mbajmë fajin. Kur fitojmë jemi bashkë, kur humbim bashkë. Duhet harruar humbja dhe të ecim përpara”, deklaroi Kastrati për Supersport.

Nuk do të largohem nga grumbullimi. Jam këtu për kombëtaren dhe kemi ndeshjen e radhës, pastaj largohemi së bashku”.

Normal, performanca nuk ishte e mirë. Kemi disa lojë që kemi luajtur keq dhe kemi fituar. Tashmë luajmë mirë, por nuk shënojmë. Secila ekip ka fazën e keqe. Ne jemi aty. Gjashtë humbje radhazi. Ata që shkruajnë komente, ju lus ta duani kombëtaren edhe kur humbim, jo vetëm në fitore. Nuk janë komente të mira, na bëjnë keq. I shohim të gjithë”.

Nuk kam luajtur asnjëherë në qendër të sulmit, por trajneri ka vendimin dhe unë e nderoj. Luaj edhe portier nëse duhet. Vetëm marr urdhërat dhe tentoj t’i zbatoj”, shtoi ai.