10:05 / E Martë, 22 Maj 2018 / k.v

Lloji i diabetit 2: Agjërimi i vazhdueshëm mund të rrisë rrezikun

Hulumtimi i ri sugjeron se agjërimi i përhershëm mund të rrisë nivelet e insulinës, të dëmtojë qelizat e pankreasit dhe të rrisë sasinë e yndyrës së barkut.

Agjërimi i vazhdueshëm mund të jetë një dietë popullore, por gjithashtu mund të dëmtojë shëndetin tonë metabolik, sugjeron një studim të ri.

E ashtuquajtura dietë me agjërim të përhershëm po fiton vëmendje gjithnjë e më shumë në mesin e njerëzve që duan të humbin peshë shpejt.

Kjo dietë popullore përbëhet prej ditëve “të agjërimit”, ku kufizohet në mënyrë drastike marrja e kalorive për një të katërtën e dozës së përditshme ose më pak, transmeton Indeksonline.

Në të vërtetë, disa studime të kryera në kafshë kanë treguar se agjërimi i përhershëm mund të ulë rrezikun e kancerit, ndërsa studimet vëzhguese kanë treguar se njerëzit të cilët agjërojnë rregullisht jetojnë më shumë se të moshuarit që nuk agjërojnë.

Por a mund të ketë edhe dobësi për agjërimin e përhershëm? Hulumtimet e paraqitura në takimin vjetor të Shoqërisë Europiane të Endokrinologjisë që u zhvilluan në Barcelonë, Spanjë thonë se agjërimi mund të ketë pasoja serioze për metabolizmin e një personi.

Në mënyrë të veçantë, studimi i ri i udhëhequr nga Ana Cláudia Munhoz Bonassa, një studiuese në Universitetin e Sao Paolos në Brazil sugjeron që agjërimi i përhershëm mund të dëmtojë aktivitetin normal të pankreasit dhe prodhimin e insulinës, e cila mund të ngrish rrezikun e diabetit të tipit 2./Indeksonline/