10:58 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / indeksADMonline

Loredana s’ndalet, po vjen me një projekt të ri!

Loredana se ka ndërmend të ndalet, duke qenë vazhdimisht në fokus të mediave, reperja po e shfrytëzon këtë në maksimum duke sjellur projekte të reja.

Dhe Loredana tashmë ka finalizuar një projekt të muzikor i cili pritet të lansohet këtë javë.

Reperja shqiptaro-gjermani, në një video të shkurtë paralajmëruese bëri të ditur se këtë të enjte në ora 23:59, lanson këngën e re.

“Çdo polic e di që unë jam Lori, por sille me mua sikur emri im është Toni! – ROCKSTAR E Enjte 11:59 pasdite”, ka shkruar Loredana.

Ndryshe, kujtojmë që ditëve të fundit në mediat vendore është përfolur për një ribashkim me ish-parterin, Mozzik./Indeksonline/